Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar ka reaguar në rrjetet sociale pas sulmit ndaj Sali Berishës.
Ambasada britanike thotë se në demokraci dhuna nuk ka vend. Më tej shtohet se sulmi ndaj Berishës është sulm i papranueshëm për fjalën e lirë.
“Dhuna nuk ka vend në demokraci. Mbretëria e Bashkuar do të mbështesë të drejtën për protesta paqësore. Sulmi ndaj Sali Berishës është një sulm i papranueshëm për fjalën e lirë. Mbretëria e Bashkuar dhe Shqipëria qëndrojnë krah me krah në mbështetjen tonë për demokraci dhe shtetin e se drejtës”, thuhet në reagimin e ambasadës.