A ka të bëjë largimi i Bushatit nga Posta me Këshillimin Kombëtar? Rama: Nuk merrem me...

7 April 2022, 13:14Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
A ka të bëjë largimi i Bushatit nga Posta me Këshillimin
Ish Drejtori i Postës Shqiptare Ervin Bushati dhe kryeministri Edi Rama

60% e pyetësorëve  të Këshillimit Kombëtar janë plotësuar nga posta. Kryeministri Rama u pyet nëse largimi i Ervin Bushatit nga drejtimi i postës shqiptare ka të bëjë me këtë proces. Rama nuk pranoi të përgjigjej duke thënë se nuk merret me largime dhe vënie drejtorësh.

"Për sa i përket drejtorit kjo është një risi në konferencën e shtypit. Unë nuk përgjigjem për vënie dhe largime drejtorësh. Nuk është puna ime dhe nuk është temë për këtë sallë", u shpreh Rama.

 


Video