Kryeministri Rama dy ditë më parë u shfaq i veshur me një xhup me stemën e ekipit të Bayernit, ndërkohë që dihet se është tifoz i Juventusit. Mbrëmjen e djeshme skuadra Gjermane humbi përballë Vilareal me rezultatin 1-0.
Këtë humbje rrjeti i memeve e pati paralajmëruar, kur pa Ramën me xhupin e Bayern. Kaq mjaftoi që të shpërthenin memet për të nisur batutat në rrjet se kjo skuadër do të humbasë në ndeshjen e radhës.
Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani bëri një reagim epik për kreun e qeverisë Edi Rama. Por edhe reagimi i manjanit me hudhër nuk i eci dhe Bayerni humbi.
REAGIMI I PLOTE
Pu pu pu pu..!!
Tersi ka veshur xhupin e Bayern sot.
Pasi fundosi Juventusin, ka veshur edhe xhupin tonë….
Tusu! Tusu! Tusu!
Ptuj, ptuj, ptuj!
Na e largo kët ters, o perëndi!
Ai ska as ekip e as është tifoz.
Thjesht sjell ters.
Mia San Mia




