
Kryeministri Edi Rama më 11 prill do të zhvillojë një takim në kancelarin Olaf Scholz në Gjermani.
Një nga temat që do të bisedohet është sulm kundër Ukrainës. Gjithashtu Rama dhe kancelari gjerman do të bisedojnë për çështje dypalëshe ekonomike, politike si dhe për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.
Pas bisedimeve liderët do të mbajnë konferencë të përbashkët.
Gjermania ka kërkuar më herët që të përshpejtohet zgjerimi i BE me vendet e Ballkanit Perëndimor.
“Çdo vonesë e mëtejshme e bën Ballkanin Perëndimor vulnerabël dhe të hapur ndaj influencës nga një palë e tretë”, tha kancelari i Gjermanisë Olaf Scholz të enjten në Berlin në takimin me homologun austriak, Karl Nehammer. “Nuk na duhen vetëm fjalimet për perspektivat e mundshme europiane, por tani duhet ta realizojmë këtë”, theksoi Nehammer. Nëse nuk bëhen përparime të shpejta ky rajon mund të bëhet zonë influence e Rusisë dhe Kinës.
Socialdemokrati Scholz kërkoi që më në fund të fillojnë bisedimet me këto dy vende, duke ndjekur të njëjtën frymë si edhe paraardhësja e tij kristiandemokrate Angela Merkel, që është angazhuar fort prej vitesh për zgjerimin e BE-së në Ballkanin Perëndimor. “Edhe ne në BE duhet të çojmë përpara reformat institucionale, për të qenë edhe vet të aftë të zgjerojmë BE-në”, shtoi Scholz.