"Basha mund të bëhet President aq sa Berisha mund të fitojë Oscar me mbështetjen e Syri Qimit.net"

6 April 2022, 19:17Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
"Basha mund të bëhet President aq sa Berisha mund të
Edi Rama

Thashethemeve për emrin e Lulzim Bashës si kandidat për të pasuar Ilir Metën në Presidencë iu ka dhënë fund kryeministri Edi Rama. Shefi i mazhorancës duke përdorur tone ironike tha se” Lulzim Basha mund të bëhet President i Republikës me votat e kësaj shumice aq sa Sali Berisha mund të fitojë çmimin OSCAR”.

Pas Asamblesë Kombëtare të selisë rozë, Rama tha se Partia Socialiste, përmes grupit të autorizuar, ka nisur diskutimet me forcat e tjera politike për emrin e Presidentit të ri të Republikës.

Rama u pyet nga gazetarët nëse një nga këta emra mund të jetë edhe Lulzim Basha, sikurse përflitet së fundmi.

 “Kemi nisur një proces, ka një skuadër të mandatuar nga Kryesia e PS për të hapur kanal komunikim me forca, grupe, individë në Parlamentin e Shqipërisë që përfaqësojnë anën tjetër e cila është një anë me copa dhe me çika, por këtë nuk e kemi zgjedhur ne.

Dhe ne ndërkohë kemi hapur proces të brendshëm pasi është hera e parë që PS i ka votat për të zgjedhur Presidentin dhe nuk varet nga votat e të tjerëve kështu që dhe përgjegjësia është e jashtëzakonshme për t’i dhënë Shqipërisë një president normal.

Lulzim Basha mund të bëhet President i Republikës me votat e kësaj shumice aq sa Sali Berisha mund të fitojë çmimin OSCAR me mbështetjen e Syri Qimit.net”, u shpreh Rama.


Video