Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja njoftoi sot se qeveria ka miratuar tre vendime të rëndësishme, që lidhen me njësinë anti-korrupsion, rregulloren e burgjeve, por edhe përkthyesit zyrtarë dhe familjarët e tyre që përfitojnë.
“Sot qeveria kaloi tre vendime. I pari ka të bëjë me njësinë anti-korrupsion, që ka të bëjë me nivelin e pagave për rrjetin anti-korrupsion. Është një lajm i mirë për njësinë tonë që motivon të gjithë koordinatorët anti-korrupsion që kemi. Vendimi i dytë ka të bëjë me rregulloren e burgjeve.
Sot kemi në fuqi një rregullore të re për burgjet që është e rëndësishme, pasi garanton funksionimin dhe respekton të drejtat. Vendimi i tretë ka të bëjë me kriteret për përfitimin e trajtimit të veçantë për përkthyesit zyrtarë. Janë garanci shtesë që jepet jo vetëm për përkthyesit, por edhe familjarët e tyre e njëjtë si për magjistratët”, tha ai.