Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus

Deputetja e PD Albana Vokshi, publikon mesazhin e një personi që pretendon se është mësuese në Elbasan, e cila i thotë se pyetjet e provimit që do mbahet sot në Tiranë, për Vlerësuesit e Arsimit Parauniversitar janë shpërndarë një ditë më parë nga vetë Ministria.
“Skandali!! Mësuesja në Elbasan denoncon skandalin me provimin e Vlerësuesve të Arsimit Parauniversitar që do të zhvillohet sot në orën 14.00 në Tiranë në shkollën Sabaudin Gabrani.Dalin pyetjet me porosi të Ministres Evis Kushi që të certifikohen të njohurit e Ministres dhe militantet e partisë…..Ky është “vetëreformimi” në arsim për të cilin foli Kryeministri Rama dje në Asamblenë e PS…”, shkruan Vokshi dhe ndan bisedën me mësuesen.