Kryeministri Edi Rama tha se është kundër zgjedhjes së presidenti nga populli në një republike parlamentare si e jona.
Ai tha se presidenti në republikën tonë nuk ka pushtet dhe nëse do të duhej të zgjidhje nga populli atëherë duhet t’i jemi këtij posti një rol më të madh dhe kjo do të kërkonte ndryshime kushtuese që shkon përtej vendimit të qeverisë.
“Unë jam kundër zgjedhjes së një presidenti nga populli në një republikë si e jona. Nuk është në natyrën e republikës tonë, nëse do të zgjidhen atë nga populli do të duhet ti jepnin më shumë pushtët, të zgjedhim nga populli një presidenti që nuk ka pushtet.
Tani të gjithëve u është ngatërruar roli i presidenti pasi kemi pasur një fatkeqësi natyrore për disa vjet në atë godinën, por roli i presidentit në këtë republikë që kemi ne është i tillë që e bën të pakuptueshme.
Nëse do i jepnin më shumë fuqi patjetër që do të ishte e mundur dhe gjëja e duhur për të bërë. Unë jam kundër për të për të parën, por jam i hapur për të dytën nëse duan njerëzit kjo kërkon ndryshime kushtetuese dhe shkon përtej vendimmarrjes së qeverisë tonë, kërkon 94 vota që nuk i kemi”, tha Rama.