
Policia Metropolitane në Britani ka njoftuar nisjen e hetimeve për aktorin dhe komedianin e njohur Russell Brand.
Brand ka qenë nën sulm të vazhdueshëm nga mediat britanike gjatë ditëve të fundit, pas një investigimi të BBC dhe Channel 4, ku pretendohen se ai ka ngacmuar seksualisht, ka abuzuar si dhe ka përdhunuar disa vajza në të kaluarën.
Në fakt janë katër femra që nën anonimat kanë ngritur pretendime ndaj tij.
Vetë Brand, i cili prej disa vitesh tashmë drejton një kanal në Youtube, i ka mohuar të gjitha akuzat.
Disa rrjete sociale kanë vendosur t’i pezullojnë provizorisht llogaritëe aktorit, ndërsa disa të tjera kanë refuzuar, duke deklaruar se duhet të prevalojë “prezumimi i pafajësisë”.
Edhe publiku si dhe miqtë e tij janë të ndarë sa i përket akuzave.