“Sikur mos të mjaftonin 100 ditë brenda shtëpisë së “Big Brother”, Olta Gixhari ka një ‘lajm të keq’

25 Shtator 2023, 18:07Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Olta Gixhari

Që pas daljes së saj nga edicioni i dytë i “Big Brother VIP”, Olta Gixhari ka qenë mjaft aktive si në rrjete sociale, ashtu edhe në projektet e saj të shumta.

Me përfundimin e xhirimeve të “Në kuadër të Dashurisë”, bashkë me premierën që do të zhvillohet shumë shpejt, aktorja ka një tjetër surprizë për të gjithë ndjekësit.

Ditën e sotme, ajo ka njoftuar se do të jetë anëtare jurie në spektaklin e kërcimit “Dancing With the Stars”, gjë që e ka konsideruar si një “lajm të keq”.

“Përshëndetje miq. Unë jam Olta Gixhari dhe kam një lajm të keq për ju. Sikur mos të mjaftonin 100 ditë brenda shtëpisë së “Big Brother Albania”, unë do të jem edhe anëtarë jurie tek “Dancing With the Stars”, taksirat!”, është shprehur ajo në videon prezantuese të faqjes zyrtare të formatit.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Dancing With The Stars | Albania (@dwts.albania)

Video