“Me të nuk qeshi Evropa, na zbardhi faqen”, Albërie Hadërgjonaj "ironizon" Ronela Hajatin (Foto)

15 May 2022, 13:53Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

“Me të nuk qeshi Evropa, na zbardhi faqen”, Albërie

Mbrëmë e djeshme u mbajt  nata finale e festivalit evropian, ‘Eurovision 2022’, ku fitues u shpall përfaqësuesja e Ukrainës.

Pas tri vitesh finale rresht, Shqipëria dështoi që sivjet të kualifikohej në finalen e madhe, pas një përfaqësimi të dobët të bërë nga këngëtarja Ronela Hajati me këngën “Sekret”. Mesa duket të njëjtën përshtypje për një përfaqësim jo dinjitoz kanë edhe kolegët e saj.

Ka qenë së fundmi këngëtarja e njohur shqiptare, Albërie Hadërgjonaj ajo e cila së fundmi ka thumbuar Ronelën, duke ua kujtuar ndjekësve të saj përfaqësimin që Rona Nishliu i kishte bërë Shqipërisë në vitin 2012 me këngën “Suus”.

Hadërgjonaj ndau me ndjekësit e saj në InstaStory një video nga performanca e Ronës, e cila ka shënuar arritjen më të madhe të Shqipërisë deri më tani në Eurovision, duke e renditur vendin të pestin në tabelën përfundimtare. “Me këtë nuk qeshi Evropa po na zbardhi faqen”, shkroi Albëria në InstaStory.

“Me të nuk qeshi Evropa, na zbardhi faqen”, Albërie


Video