Pas finales, Eurovision ka publikuar të dhënat e votimit dhe pikët që ka marrë secili shtet, ku janë publikuar të dhënat dhe për Shqipërinë e cila përfaqësohej me këngën "Sekret" nga Ronela Hajati.
Në gjysëmfinalen e parë, Shqipëria është pozicionuar në vendin e 12 me 58 pikë në total. Ajo që vihet re është se "Sekreti" i Ronela Hajatit nuk ka arritur të bindë juritë. Shqipëria ka arritur të marrë pikë vetëm nga juria e Greqisë, ndërkohë asnjë juri e asnjë shteti tjetër nuk i ka dhënë pikë Shqipërisë.
Sa i përket votave nga publiku, Zvicra i ka dhënë 8 pikë, Sllovenia 6, Bullgaria 1, Kroacia 2 pikë, Austria 2 pikë, Greqia 12 pikë, Armenia 2 pikë, Franca 5 pikë dhe Italia 8 pikë.
"Sekret" i Ronela Hajati fitoi zemrat e shumë njerëzve siç reflektohet në rrjetet sociale dhe klikime (performanca e saj ka 3 milionë klikime në YouTube), por duket se juritë profesionale nuk kanë qenë të kënaqura nga performanca e saj.

