
Pasi zyrtarizuan lidhjen e tyre të dashurisë në Instagram pak kohë më parë, këngëtari Marc Anthony dhe modelja Nadia Ferreira janë fejuar. 23-vjeçarja ndau disa foto të unazës së saj të fejesës me diamantë në rrjetet sociale. Ajo konfirmoi se planifikon të martohet së shpejti me artistin 53-vjeçar.
“Festa e fejesës”, ishte mbishkrimi i fotove ndërsa ajo etiketoi Marc Anthony. Në rrjetet sociale nuk munguan as foto dhe video të familjes dhe miqve duke shijuar një natë jashtë.
Ky lajm vjen vetëm tre muaj pasi dyshja ndezi thashethemet për një romancë të mundshme gjatë një udhëtimi në Mexico City. Para se të dilte me Ferreira, Anthony ka qenë i fejuar katër herë. Ai ka gjashtë fëmijë nga lidhjet e mëparshme.
Anthony ka qenë për shumë vite në një lidhje dashurie me këngëtaren Jennifer Lopez me të cilën ka dy fëmijë Emme dhe Maximilian.