Miqësia mes Sabianit dhe Ilir Shaqiri ka qenë në qendër të vëmendjes kohët e fundit, ku u aludua se ata nuk flisnin më me njëri-tjetrin pas disa deklaratave, postimeve në Instagram dhe mosurimit publikisht të ditëlindjes së këngëtarit nga ana e balerinit.
Aq shumë u përfol sa me miqësinë e ish-dyshes së Big Brother Vip, ironizoi dhe Monika Lubonja me fjalët se "gjylja e madhe plasi".
Megjithatë, Sabiani ka vendosur të shuajë dyshimet dhe të sqarojë miqësinë me Ilirin.
Këngëtari ka publikuar një video në Instastory krahas së cilës shkruan: “Qentë le të lehin, karvani ecën përpara”, duke etiketuar edhe balerinin i cili nuk e ka ripostuar videon.
Me këtë postim Sabiani i ka dhënë një mesazh publikut se ai është akoma mik i mirë me Ilirin.