Pas mesnate drejtoni sytë nga qielli, rikthehet "Hëna e Përgjakur" dhe do zgjatë mbi 1 orë

15 May 2022, 13:13Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Pas mesnate drejtoni sytë nga qielli, rikthehet "Hëna e
Eklipsi i hënës

Gjatë natës së sotme, mes 15 dhe 16 majit do të keni mundësinë të shihin një spektakël, pasi rikthehet eklipsi hënor. 

Hëna e plotë do të eklipsohet plotësisht nga Toka, duke i dhënë sipërfaqes hënore nuancat e ngjyrës së kuqe të thellë. Ky eklips është i veçantë, pasi do të jetë një nga më të gjatit të dekadës, i cili do të zgjasë për gati 1 orë e gjysmë.

Hëna do të jetë afër pikës më të afërt me Tokën, duke e bërë atë të duket pak më e madhe në qiell, ose e njohur ndryshe si “superhëna e përgjakur”.

Ky fenomen do të shihet në të gjithë Amerikën dhe në një pjesë të Evropës dhe Afrikës, ku do të jetë i dukshëm edhe në vendin tonë. Eklipsi hënor i fundit ishte tre vjet më parë.


Video