FOTOT/ Robert Berisha konfirmon lidhjen, zbulon të dashurën e tij misterioze

21 Nëntor 2023, 13:47Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Këngëtari dhe moderatori i njohur shqiptar, Robert Berisha mesa duket ka rigjerur sërish dashurinë pas ndarjes nga modelja Laureta Maqedonci.

Kjo duket qartë në fotot e postuara në llogarinë e tij të Instagram, ku ka treguar se ai po kalon një kohë të mirë me vajzën misterioze.

Roberti ka ndarë me ndjekësit në Instagram disa imazhe nga udhëtimi i tij në Miami, por që nuk ia ka zbuluar identitetin partneres së re.

Romanca e tij vjen pas ndarjes prej më shumë se një viti nga modelja Laureta Maqedonci, e cila zgjati vetëm disa muaj.

Disa vite më parë Roberti ka qenë i martuar me këngëtaren e njohur Nora Istrefi, por pas ndarjes dyshja ruajnë raporte të mira me njëri-tjetrin për shkak të vajzës, Renee që ata ndajnë së bashku.

Video