Një këngë e vendosur live në "Dancing With the Stars" të premten duket se ka krijuar një dramë të re në showbizz-in shqiptar.
Bëhet fjalë për “Benzina”nga Luana Vjollca e cila u bë "play" nga anëtarja e jurisë Olta Gixhari. Kjo e fundit kritikoi konkurrentët pse kishin zgjedhur “Gasolina”, duke thënë se në fakt ne kemi këngë shumë më të bukura shqiptare.
Si për t’i kthyer thumbin, Luana publikoi në Instagram: “Kujt i mungova”, ndërsa në sfond ishte vendosur pikërisht kënga “Benzina”.
Prej dy ditësh kjo është raportuar në media si tallje e Olta Gixharit ndaj Luana Vjollcës. Por nëse i hidhni një sy profilit të Oltës dhe Luanës do shihni se ato e ndjekin njëra tjetrën.
Madje së fundmi, pas spektaklit të së premtes, Olta ka pëlqyer një foto të publikuar nga Luana Vjollca.
Madje ka komentuar në postimin e Luanës, si për t’i treguar se nuk ka asgjë me të. “Ka lezet kështu ti vesh benzinën”, i ka shkruar Olta Luanës.