Elvis Pupa u eliminua nga “DWTS”, për shkak se nuk u mundua as të ngrihej nga karrigia për të bërë performancën e tij dhe siç e do tradita, duhet të ishte në studion e “Fun Club” për të diskutuar me moderatoren Kiara Tito dhe Albi Nakon se ç’ndodhi apo si ndihej pas largimit.
Elvisi, në moment të fundit, vendosi të mos paraqitej në “Fun Club”. Kiara, tha fillimisht: “E di që prisnit që në krahun tim të djathtë të ishte i eliminuari i radhës, Elvis Pupa dhe do të ishte kështu nëse Visi nuk do të na kishte lajmëruar në momentin e fundit që nuk do të vinte, por Jora (partnerja e tij në kërcim) ka vendosur të vijë sot.
"Pavarësisht se nuk u largove nga gara me Visin, sërish vendose të vish dhe ta mbështesësh”, i tha ajo balerinës.
Jora, e cila i shpëtoi eliminimit, pasi në javën që shkoi, VIP-at ndërruan partnerët në kërcim, u shpreh: “Sigurisht, Visi e ka një arsye pse nuk është këtu dhe ai e di më mirë. Unë isha partnerja e tij dhe do të doja ta mbyllnin garën bashkë dhe sigurisht, jam këtu për të folur për rrugëtimin tonë”.
Këtu ndërhyri Albi Nako dhe tha: “Jora thotë ka një arsye, por dhe unë kisha një arsye. Rashë sot me gjithë dollap nga kati i dytë, por erdha. E shoh Visin pak të kompleksuar edhe nga situata të premten, me numrin që bëri me Token. Visi e njeh televizionin dhe mosardhja këtu...e shoh shumë të frustruar, të trysnuar. Mund të vinte këtu, të kishte justifikuar situatën me një ndjesë për ditën e premte”.
View this post on Instagram