Beatrix Ramosaj u bën një dhuratë fansave

7 June 2022, 22:06Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

 

Beatrix Ramosaj u bën një dhuratë fansave
Beatrix Ramosaj

Beatrix Ramosaj ka shpërndarë një foto në Instagram, ku shkruan se pritet të lançohet kënga e saj e re me titullin “Vonë”.

Këngëtarja është e veshur me pantallona të shkurtra rozë dhe një bluzë të veçantë me fjongo. Në foto ka gjithashtu ëmbëlsira dhe lëpirëse dhe fotoja të krijon ndjesinë e “botës së Barbit”.

A është kjo foto e shkëputur nga videoklipi i radhës dhe a është i qëllimshëm koncepti? Kjo mbetet për t’u pare në datën e publikimit, ku Beatrix ka njoftuar se do të jetë më 9 Qershor. Ajo ka vendosur që ta publikojë këngën me rastin e 28- vjetorit të saj.

“’Vonë’ 9 Qershor 00:01. Dhurata ime për ju për 28 vjetorin tim”, shkruan Beatrix Ramosaj bashkangjitur fotos.

 


Video