Fjoralba Ponari martohet në fshehtësi dhe ne s'dimë gjë? (FOTO)

7 June 2022, 19:37Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Fjoralba Ponari martohet në fshehtësi dhe ne s'dimë
Fjoralba Ponari

Prezantuesja televizive Fjoralba Ponari ka postuar së fundimi në Instagram foto ku shfaqet me fustan nusërie dhe kaq ka mjaftuar që të aludohet se ajo është martuar.

Duke qenë se ajo preferon të mos flasë shumë për jetën private, ndjekësit kanë pyetur mikun e saj, Ervin Kurtin. Gazetari i ka shtuar edhe më shumë dyshimet duke thënë se ajo mund të jetë martuar dhe s’i ka ftuar në dasmë.

"Jo, ose është martuar dhe s'na ka ftuar në dasëm" - iu përgjigjet gazetari ndjekësve të tij në Instagram. Nuk ka vonuar përgjigja e Fjoralbës, e cila i ka përforcuar dyshimet duke thënë se gjithçka mund të ndodhë. “Gjithçka mund të ndodhë, jetojmë në Tironë”, përgjigjet Fjoralba.

Tani a është martuar moderatorja apo jo, këtë s’e dimë, por që me fustan nusërie ngjan super yll kjo sapo u vërtetua.

 



Video