“Shpresoj të jetoj edhe për pak”, mesazhi prekës i Adriano Celentanos

7 June 2022, 18:34Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
“Shpresoj të jetoj edhe për pak”, mesazhi prekës i
Adriano Celentano

“Unë shpresoj të jetoj edhe për pak. Kam rreth njëzet vjet që mendoj se jam në fazën zbritëse të jetës dhe kam nisur të mendoj për jetën tjetër. Për këtë jetë nuk pres  gjë, për tjetrën kam projektet e mia. Jam penduar që nuk studiova, atëherë kur mundesha. Tani më pëlqen të studioj, dikur nuk më pëlqente. Ndoshta tashmë do të isha një person tjetër, me kollare. Nuk e kisha ëndërruar asnjëherë të këndoja, mendoja se do të isha orëndreqës gjithë jetën time.

Duhet të jemi të vetëdijshëm për faktin se nuk ekziston lumturia afatgjatë. Nëse dikush është i vetëdijshëm për këtë fakt, atëherë mund ta thotë me siguri nëse ka ndjerë apo jo lumturi në jetë. Dihet se gjithçka, çdo moment lumturie, çdo arritje që mund të sigurosh, është e paraprirë nga një punë e vazhduar që duhet të bësh: Nëse nuk investon për lumturinë, ajo nuk vjen vetë të të kërkojë”. – Adriano Celentano

Adriano Celentano është një këngëtar italian i njohur nga të gjithë për këngët e tij të veçanta. Aktualisht është 84 vjeç dhe na jep një mesazh tepër frymëzues, atë më sipër. Ai thotë se nuk ekziston lumturia afatgjatë dhe është e vërtetë. Sado të mundohemi, vjen një moment që edhe çastet e lumturisë përfundojnë. Jeta është e përbërë nga momente të bukura dhe të trishta. Kemi nevojë t’i përjetojmë të dyja këto gjendje për ta kuptuar më së miri vlerën e jetës.

Ama sikurse thotë këngëtari, ka diçka që na bashkon të gjithëve. Mund të kemi jetuar shumë vite në këtë jetë, “të kemi bërë” plane për jetën tjetër, ama sërish kemi shpresën të jetojmë pak më tepër në këtë botë. Sado që Celentano (i cili realisht na përfaqëson të gjithëve) shprehet se ka bërë plane për jetën tjetër, prapë e nis mesazhin e tij me: “Shpresoj të jetoj edhe për pak”…

Orëndreqësi që pushtoi botën

Falë karrierës dhe sukseseve  botërore është quajtur Elvis Presley italian, megjithatë është një figurë dhe një ikonë e shoqërisë italiane të pasluftës. Është i vetmi këngëtar italian që ka shitur më tepër se 70 milionë albume. Çelentano është gjithashtu ndër të parët që ka arritur famë botërore.

Biri i dy prindërve puliezë, të cilët u shpërngulën në Milano, në kërkim të një jete më të mirë. Adoleshenca e gjen atë larg shkollës, i detyruar të bëjë punë të ndryshme për të mbijetuar, ku ai kujton si të preferuar zanatin e orëndreqësit. Megjithatë, ky orëndreqës “i pandreqshëm”, zbulon se kishte talent për muzikë, ndaj dhe për herë të parë debuton në teatrin “Smeraldo”, së bashku me Tony Renis, në një grup muzikor që mbante emrin “Qejflinjtë e ritmit”

“Shpresoj të jetoj edhe për pak”, mesazhi prekës i

Adriano Çelentano i vërtetë është Klaudia Mori. Vetëm një femër strikte si Klaudia Mori mund të drejtojë, mbrojë dhe të dashurojë një vullkan si Adriano Çelentano. Klaudia, aktore dhe këngëtare nga Roma, e takoi Çelentanon në sheshxhirimin e filmit “Një tip i çuditshëm” dhe që nga ai moment, ata janë çifti më solid në shoubizin italian. Martesa e tyre u bë shumë sekrete në vitin 1964. Kjo lidhje u solli atyre tre fëmijë: Rosita-n më 1965-n, Giacomo-n më 1966-n dhe Rosalinda-n më 1968-n. Jeta në çift e Adrianos dhe Klaudias ka rrjedhur e qetë dhe shumë e rezervuar për publikun.

Në vitin 1960, Çelentano shfaqet në një sekuencë të rëndësishme të filmit të famshëm “Jeta e ëmbël”, të regjisorit Federico Fellini, i cili kërkoi ta kishte me çdo kusht, pasi e pa në skenë duke kënduar “Reddy Teddy”. Një vit më vonë, Adriano niset të kryejë shërbimin ushtarak dhe merr pjesë në Festivalin e Sanremos me këngën “24 mijë puthje”.

FILMI ME ORNELA MUTTIN

Suksesin më të madh Adriano Celentano e arriti me filmin “Jepu majmunëve sheqer”, një histori dashurie mes një shoferi autobusi dhe një princeshe, të luajtur nga Ornella Muti, e cila në krah të Celentanos iu dorëzua sharmit të tij jo vetëm në film.

Afera e dashurisë me Ornella Muti-n u bë shkas për grindjen me bashkëshorten e tij Claudia Mori, e cila përkohësisht u nda prej tij. Që prej 56 vjetësh Adriano Celentano është i martuar me këngëtaren Claudia Mori. Celentano, sikurse thuhet për të, është një workoholic: ai ka në llogari të tij jo vetëm albume dhe disqe të shitura, por ka luajtur gjithashtu në gati 40 filma dhe në vitin 1987 nisi edhe karrierën si moderator në televizion. Me emisionin e tij “Fantastico”, ai jo vetëm që paguhej mirë, por ky ishte një nga emisionet me shikueshmërinë më të lartë në televizionin shtetëror italian RAI, në orarin kryesor të transmetimeve të shtunave. Italianët e donin Celentanon me kokë më vete, i cili i është kundërvënë me kritika jo vetëm bankave e energjisë atomike, por edhe politikës e korrupsionit.

“Shpresoj të jetoj edhe për pak”, mesazhi prekës i

Çelentano, përveç muzikës së mrekullueshme (teksteve të këngëve kuptimplota), hap shpesh polemika përmes opinioneve që ai ka për politikën, fenomenet sociale etj. Me mbi 70 milionë disqe të shitura, Çelentano vazhdon të mbetet personazhi më i diskutuar italian, i cili pranon se strehëzën më të shtrenjtë ka familjen.



Video