"E gatshme për sfida", Kiara Tito zbulon nëse a do të jetë pjesë e “Big Brother Vip 2”

7 June 2022, 15:47Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
"E gatshme për sfida", Kiara Tito zbulon nëse a do të
Kiara Tito

Sezoni i parë i Big Brother Vip u komentua shumë nga publiku, teksa që tani kanë nisur të aludohen emrat e personazheve publikë që do të marrin pjesë tek sezoni i dytë

Një prej tyre që përflitet është dhe emri i moderatores Kiara Tito, e cila ka folur për herë të parë nëse do të jetë pjesë apo jo. Ajo ka deklaruar se është gjithmonë e gatshme për sfida, por nuk është e vërtetë se ajo do të jetë pjesë e sezonit të ri të "Big Brother Vip".

“Për këtë vit? Jo s’është e vërtetë, akoma nuk e kam marrë. Nëse do ta merrja do, ndoshta po. Gjithmonë e gatshme për sfida.”– tha moderatorja gjatë një interviste për "T7".

Sa i përket karrierës, ajo zbuloi se pas drejtimit të “Style Star” aktualisht po mendon të risjellë programin “Doctor Plastic” dhe shuëm gjëra të tjera të bukura, për të cilat nuk dha detaje.

“Kemi një tjetër program, që është me operacione plastike më pas gjëra të tjera të bukur do vijnë.”– tha ajo.


Video