“E di sa mirë më priti, luks”, çfarë thoshte Cllevio para se të dilte videoja e sherrit me Noizy

7 June 2022, 14:17Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
“E di sa mirë më priti, luks”, çfarë thoshte
Cllevio Serbiano dhe Noizy

“Cllevio Serbiano” kishte paralajmëruar përmes Instagramit se do të shkonte tek lokali i Noizy-t. Ai kishte filluar të ofendonte reperin dhe grupin OTR prej disa kohësh, por në përballjen e tyre të parë, situata agravoi në sherr.

Pas sherrit, Cllevio tha në rrjete sociale se Noizy e kishte pritur mirë: “Shkova atje, takova Noizy-n dhe piva kafe. E di sa mirë më priti ore. Luks. Edhe çunat gangstera, i ka gjuajtësa. Asgjë s’dinë këta. Mbaruan problemet, a keni inat ju, unë me Noizyn shokë”, tha ai.


Kujtojmë që pas publikimit të videos, policia ka proceduar penalisht reperin dhe babain e tij, Bashkim Rajku.

 


Video