Zakonisht mamatë e reja, kur i pyesin se a po mendoni për një fëmijë të dytë, thonë menjëherë "jo" sepse duan të shijojnë fëmijën e parë. Mirëpo, kjo gjë duket se nuk vlen për moderatoren Marina Vjollcën. Gjatë një interviste televizive ajo ka thënë se po mendon për fëmijën e dytë, të tretë e të katërt.
”Fëmijë të dytë, të tretë, të katërt, nuk ndaloj unë tani, kuptova që i menaxhoj mirë të gjitha punët”, tha Marina në një interistë për T7.
Kujtojmë se Marina dhe Geti janë prindër të një vajzë, të cilët e pagëzuan me emrin Marget. Mesa duket Marget është një fëmijë kaq i mbarë sa nuk e lodh fare Marinën, për sa kohë ajo arrin të menaxhojë punën në ekran si dhe biznesin e saj dhe dëshiron të bëjë edhe tre fëmijë të tjerë.