U kap me 522 mijë € në autobusin që vinte nga Bari, Elidon Çela: Paratë janë kursime të familjes!

24 October 2022, 10:35Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

U kap me 522 mijë € në autobusin që vinte nga Bari, Elidon

Elidon Çela, pronari dhe drejtuesi i autobusit të kompanisë së transportit "Buon Aventura" që u kap me 522 mijë euro të padeklaruara në mjet thotë se paratë ishin kursime të familjes së tij.

Në dëshminë e dhënë para grupit hetimor, Çela është shprehur se askush nuk kishte dijeni për paratë që ai kishte në autobus, pasi kishte frikë se mund t'ia grabisnin. I riu thotë se me ato para do të merrte toka me qira dhe do të investonte në mbjelljen e grurit, pasi kishte blerë dhe farën në Itali. 

"Mallrat janë të emigrnatëve që jetojnë në Italia, i deklarova në doganën e Barit., Askush nuk e dinte për paratë që kisha në autobus, kisha frikën e një grabitjeje të mundshme. Paratë janë kursimet e familjes time, do investoja në toka që do merrja me qira për biznes," është shprehur Çela. 

Çela u arrestua në Portin e Durrësit, teksa kthehej nga Bari i Italisë. Në pranga me të u vunë edhe dy ndihmësit e tij, Dritan Kamberi dhe Anold Cankja.

Të tre pritet të njihen sot me masën e sigurisë. Deri më tani, është mësuar se Prokuroria ka kërkuar 'deyrim paraqitjeje' për dy ndihmësit, ndërsa për Çelën nuk është dhënë ende pretendimi i Prokuroria. 


Video