Aksident pranë lagunës së Patokut, 6 të plagosur (VIDEO)

23 October 2022, 19:13Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Aksident pranë lagunës së Patokut, 6 të plagosur (VIDEO)
Pamje nga aksidenti

Gjashtë persona kanë mbetur të plagosur në një aksident që ndodhi në rrugën pranë lagunës së Patokut.

Dy automjete janë përplasur pranë zonës bregdetare, duke regjistruar 6 të plagosur mes personave që po lëviznin me mjetet e përfshira në aksident.

Në vendngjarje kanë shkuar autoambulanca të cilat kanë dërguar të plagosurit në spital.

Disa prej tyre janë dërguar në spitalin e traumës në Tiranë, ndërkohë policia e Kurbinit po heton për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.


Video