“Të largohet Bledi Çuçi”, protestë te Ministria e Brendshme për Lear Kurtin, qëllohet me miell policia

23 October 2022, 18:53Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
“Të largohet Bledi Çuçi”, protestë te
Qëllohet me miell policia

Me parullat “Drejtësi për Learin” është mbajtur sot pasdite protesta e dytë pranë ambienteve të Ministrisë së Brendshme nga shoqëria civile për vdekjen e Lear Kurtit.

32-vjeçari ndërroi jetë pasi u shoqërua në komisariat nga policia e Tiranës.

Me qindra qytetarë në këtë protestë kërkuan zbardhjen e plotë të ngjarjes, vënien para drejtësisë të përgjegjësve dhe dorëheqjen e ministrit të Brendshëm, Bledi Çuçi.

Nën sloganin “Drejtësi për Learin”, të rinjtë ndezën qirinj në kujtim të 32-vjeçarit, ndërsa hodhën edhe miell mbi efektivët e policisë në këtë protestë.

Për vdekjen e Lear Kurtit, tre policë të patrullës së përgjithshme të komisariatit numër 3 u pezulluan nga detyra. Bëhet fjalë për efektivët që kanë qenë në detyrë në momentin kur kanë ndaluar të ndjerin pasi në Spitalin e Traumës u transportua nga një tjetër patrullë.



Video