
Zbardhet dëshmia e 32-vjeçarit Arnold Shahu i cili u arrestua një ditë më parë në Durrës me 24 mijë e 980 euro. Shahu ka deklaruar se paratë nuk janë të paligjshme e as nuk vijnë nga aktivitete kriminale.
Shahu pretendon se ka shkuar në Itali para katër ditësh për të blerë një furgon të ri, por nuk ka rënë dakord dhe është kthyer sërish.
“Kam kaluar 4 ditë më parë. Isha për të blerë një furgon në Milano, nuk më pëlqeu nuk ramë dakord u ktheva se bleva”, ka deklaruar ai.
Shahu ka qene shofer në furgonin që është kontrolli dje, ku u kapën 25 mijë euro të padeklaruara. Përpara hetuesve ai ka refuzuar të dorëzojë telefonin për t’u bërë këqyrje komunikimeve. Telefoni është sekuestruar për t’iu nënshtruar ekzaminimit.
Ndalimi i Shahut erdhi pas kontrolleve që ushtroi policia dhe autoritetet doganore në Portin e Durrësit, një ditë pasi u kapën 522 mijë euro të padeklaruar. Kështu iu bë dhe zbulimi i 25 mijë eurove që Shahu kishte në autobusin që vinte Bari.