Dalin fotot/ Pasi vrau të shoqen shqiptari telefonoi familjarët, dëshmia e fqinjëve: Ziheshin tërë kohës

24 October 2022, 09:12Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Dalin fotot/ Pasi vrau të shoqen shqiptari telefonoi familjarët,
Viktima Alexandra Elena Mocanou dhe Avni Meçje

Mediet italiane kanë publikuar detaje të reja në lidhje me vrasjen e rumunes nga bashkëshorti i saj shqiptar në Itali.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur pasditen e djeshme, ndërsa autori, Avni Meçje dyshohet të ketë marrë makinën dhe të jetë arratisur drejt vendlindjes.

Viktima është Alexandra Elena Mocanou, e cila punonte banakiere.

Fqinjët kanë dëshmuar për zënka të vazhdueshme të çiftit.

Trupi i pajetë i viktimës u gjet nga policia dje rreth orës 17:00, pasi vëllai i autorit telefonoi autoritetet duke i thënë se në një shtëpi në Bolzano ka ndodhur një vrasje.

Autori ka telefonuar të vëllanë dhe prindërit dhe u ka thënë se duhej të arratisej.

Sakaq dyshohet që 35-vjeçarja të jetë vrarë një ditë më parë, të shtunën.

 



Video