E rëndë në Itali, shqiptari vret gruan në banesë, dyshohet se është arratisur drejt Shqipërisë (Emri)

24 October 2022, 08:32Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

E rëndë në Itali, shqiptari vret gruan në banesë,

Një 35-vjeçare është vrarë në shtëpinë e saj në Itali.

Për momentin, policia dyshon për vrasje brenda familjes dhe është vënë në kërkim të bashkëshortit të saj, i cili dyshohet se është larguar drejt Shqipërisë.

Viktima, Alexandra Elena Mocanu është një 35-vjeçare me origjinë nga Rumania dhe së fundmi jetonte në qytetin e Tirolit Jugor ku punonte si banakiere.

Njoftimi u dha nga prindërit e burrit, Avni Meçe, i cili i kishte telefonuar dhe i kishte njoftuar se duhej të arratisej sepse ishte në kërkim.

Dyshohet se Meçe është larguar nga Bolzano me makinën dhe telefonin e gruas dhe mund të jetë nisur drejt Shqipërisë.

 Trupi i gruas u gjet i mbështjellë me një batanije.


Video