Policia dhe FNSH, aksione në Vlorë dhe Korçë

23 October 2022, 20:13Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

 

Policia dhe FNSH, aksione në Vlorë dhe Korçë
FNSH ne hyrje te Vlores

Policia e Vlorës dhe FNSH kanë dalë sërish në terren për kontrolle në kërkim të personave me precedentë penalë.

Policët kanë ushtruar kontrolle të makinave në hyrje të qytetit të Vlorës.

Edhe në Korçë Drejtoria Vendore e Policisë ka ngritur pika kontrolli në të gjithë qarkun, me qëllim kapjen e personave në kërkim, identifikimin dhe kapjen e personave për armëmbajtje pa leje, si edhe për lëndë narkotike.

Gjithashtu janë forcuar dhe kontrollet e policisë rrugore.


Video