Hakerat iranianë publikojnë të dhënat e gruas së ish-kreut të SHISH

24 October 2022, 10:20Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Hakerat iranianë publikojnë të dhënat e gruas së
Hakera

Hakerat iranianë kanë publikuar të tjera materiale!

Pasi publikuan të dhënat për ish drejtorin e SHISH Helidon Bendo, ata kanë publikuar të dhënat për gruan e tij Miranda Bendo.

Në dokumente shihen të gjitha të dhënat e Miranda Bendos, atësia, mëmësia, datëlindja, vendlindja si dhe numrat personalë, sa herë që ka rinovuar kartën e identitetit.

Por, hakerat nuk janë ndaluar me kaq.

Ata kanë publikuar edhe hyrje-daljet e saj nga Shqipëria. Në dokumente shihet sa herë gruaja e ish-kreut të SHISH e ka kaluar kufirin shqiptar, nga cila pikë kufitare ka dalë dhe me çfarë mjeti ka udhëtuar.

VoxNews zotëron dokumentin me 7 faqe, por nuk e publikon për arsye privatësie.

 


Video