Evropa do të studiojë qëndrueshmërinë e të pasurit ferma diellore në hapësirë

23 Nëntor 2022, 23:39Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Evropa do të studiojë qëndrueshmërinë e të pasurit ferma diellore në hapësirë

Agjencia Evropiane e Hapësirës (ESA) me gjasë do të miratojë një studim 3-vjeçar mbi mundësinë e themelimit të fermave diellore në hapësirë, me qëllim për të prodhuar energji elektrike, transmeton Anadolu Agency (AA).

Siç raporton BBC, ministrat e hulumtimeve të vendeve evropiane do ta marrin në konsideratë idenë në një takim në Paris, pasi ‘Iniciativa Solaris’ është e para që do të niset për një plan praktik për të zhvilluar një sistem të prodhimit të energjisë së rinovueshme me bazë në hapësirë.

Gjatë takimit të ministrave do të vendoset buxheti për fazën e ardhshme të planeve të ESA-së për eksplorimin e hapësirës, monitorimin e mjedisit, si dhe për komunikimin.

Duke folur për BBC, drejtori i përgjithshëm i ESA-së, Josef Aschbacher, tha se ai beson se energjia diellore nga hapësira mund të jetë një “ndihmë e madhe” për të adresuar mungesat e ardhshme të energjisë.

“Ne duhet të shndërrohemi në ekonomi neutrale ndaj karbonit dhe për këtë arsye duhet të ndryshojmë mënyrën si prodhojmë energji dhe veçanërisht të reduktojmë pjesën e karburanteve fosile të prodhimit tonë të energjisë”, tha Aschbacher.

Ai theksoi se “kjo do të ishte absolutisht fantastike”, pasi kjo sipas tij, do të zgjidhte shumë probleme në këtë drejtim.

BBC raportoi se ESA po kërkon fonde nga vendet anëtare për programin kërkimor ‘Solaris’ për të parë nëse këto zhvillime nënkuptojnë se tani është e mundur të zhvillohet energjia diellore me bazë në hapësirë në mënyrë të besueshme dhe mjaftë të lirë për ta bërë atë ekonomikisht të qëndrueshme. 

Video