Kosova dhe Serbia arrijnë marrëveshjen për targat

23 Nëntor 2022, 22:50Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Europian, Josep Borrell ka dhënë lajmin për arritjen e marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë.

Përmes një postimi në Twitter, Borrell thekson se dy kryenegociatorët kanë arritur marrëveshjen dhe kanë rënë dakord me masat për të shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm të situatës.

Sipas tij Serbia do të ndalojë lëshimin e targave me emërtimet e qyteteve të Kosovës dhe Kosova do të ndërpresë veprimet e mëtejshme në lidhje me riregjistrimin e automjeteve.

Postimi i Borrell:

Ne kemi nje marreveshje!

Me kënaqësi të njoftoj se kryenegociatorët e #Kosovës dhe #Serbisë nën lehtësimin e BE-së kanë rënë dakord për masat për të shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm dhe për t’u përqëndruar plotësisht në propozimin për normalizimin e marrëdhënieve të tyre.

Serbia do të ndalojë lëshimin e targave me emërtimet e qyteteve të Kosovës dhe Kosova do të ndërpresë veprimet e mëtejshme në lidhje me riregjistrimin e automjeteve.

Unë do t’i ftoj palët në ditët në vijim për të diskutuar hapat e ardhshëm

Video