Mrekullitë ndodhin! Mjekët i dhanë fëmijës së tyre një ditë jetë, prindërit festojnë ditëlindjen e parë të vogëlushit

23 Nëntor 2022, 21:42Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Hector

Kur Marie Clare Tully lindi djalin e saj Hector para kohe në vetëm 23 javë, mjekët vlerësuan se foshnja  kishte ndoshta vetëm një ditë jetë. Ata e këshilluan nënën që t'i thoshte lamtumirë sepse kishte shumë pak mundësi për të mbijetuar.

Por Hector sfidoi shanset dhe 'fëmija mrekulli' e Marie Claire tani ka festuar ditëlindjen e tij të parë. 12 muajt e fundit nuk kanë qenë të lehtë, por nëna e tij thotë se ka qenë periudha më e lumtur e jetës së saj. Mrekullia ka ndodhur në Skoci.

Hektori kaloi 259 netë të jetës së tij në spital pasi lindi me komplikacione të rënda për shkak të prematuritetit.

Për shkak të hidrocefalusit, lëngu kurrizor nuk mund të qarkullojë, ndërkohë që vuan edhe nga hematoma e trurit. Ai gjithashtu vuan nga sëmundje kronike të mushkërive, retinopati dhe apnea e gjumit.

"Rasti i tij është unik në atë që ai ka komplikime shtesë për shkak të lindjes së tij të parakohshme," tha Marie për BBC.

Mrekullitë ndodhin! Mjekët i dhanë fëmijës së tyre

Video