Festat e Flamurit, shqiptarët zgjedhin Turqinë “për të festuar”

23 Nëntor 2022, 09:40Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

28 dhe 29 Nëntori janë Festa Kombëtare, por edhe këtë vit, një numër i konsiderueshëm shqiptarësh kanë zgjedhur t’i kalojnë jashtë vendit, një kërkesë që rritet çdo vit. Një ndër arsyet kryesore që nxit këtë tendencë është çmimi i leverdishëm, sidomos në ofertat për vendet e rajonit, apo biletat e avionëve të prera individualisht më herët.

Kërkesat për të udhëtuar këtë vit i janë bashkëngjitur dëshirës së shqiptarëve që vitet e fundit kanë qenë më të kufizuar prej rregullave të pandemisë dhe kryesisht kanë lëvizur brenda vendit. Të pyetura nga “Monitor”, agjencitë e udhëtimeve pohojnë se këtë vit, shqiptarët kanë zgjedhur të shkojnë kryesisht në disa prej vendeve të rajonit, që kanë pasur oferta të kënaqshme, sidomos ato si resorte me ski.

Nga agjencia “Union Travel” pohojnë se kërkesat kanë qenë kryesisht në destinacione të qyteteve italiane, por edhe Stambolli vijon të jetë i preferuar. Disa nga kërkesat, sipas tyre kanë qenë për qytete si Vjena, Amsterdami, Brukseli etj., për të cilat paketat kanë qenë gjithëpërfshirëse.

Nga agjencia “Kalemi Travel” thonë se ofertat për këto ditë festash u janë ofruar që në fillim të këtij muaji, të fokusuara kryesisht në rajon. Çmimet nisin nga 100 euro dhe paketat janë interesante.

Përfaqësues të “Matias Travel and Tour” thonë për “Monitor” se, rezervimet kanë qenë në nivele të kënaqshme. Kjo mund të lidhet me faktin se, shqiptarët duan të udhëtojnë, si dhe ditët e pushimit zyrtare janë katër. Për destinacionet brenda vendit, sipas tyre Korça kryeson listën. Ndryshe nga vitet e shkuara ku ka pasur interes e për qytete veriore, duket se këtë vit shirat e rrëmbyer e kanë stepur këtë dëshirë.

Nga Iliria Travel pohojnë se kërkesat për udhëtime kanë qenë të kënaqshme, por jo në nivelet e vjetshme që kishin më tepër ‘uri’ për udhëtime jashtë. Sipas tyre, ekonomia është një faktor i rëndësishëm por edhe fakti që planifikojnë të udhëtojnë më së shumti për festat e fundvitit.

Sipas agjencisë ATHS, ndonëse ka pasur oferta të brendshme, madje prenotimet në vende si Korça, Voskopoja, Dardha, Pogradeci etj., kanë qenë në kapacitet të plotë, megjithatë rajoni duket më konkurrues, sidomos me paketat e çmimeve të favorshme. Destinacionet me ofertat më të mira, edhe këtë vit, ka qenë Budva dhe Stambolli.

Udhëtime me avion:

Stamboll, 24, 25, 26, 27 Nëntor, 3 ditë 269€

Romë – Firence, 27 Nëntor, 4 ditë 399€

Abu Dhabi- Dubai, 26 Nëntor, 6 ditë (me WizzAir) 599€

Dubai – Abu Dhabi, 27 Nëntor, 5 ditë €699 (me FlyDubai)

Dubai – Abu Dhabi & Plazh në Maldive, 23 Nëntor, 8 ditë 1599€

Madrid – Barcelonë, 28 Nëntor, 5 ditë €499

Amsterdam dhe Bruksel, 27 Nëntor, 5 ditë 499€

Vjenë, 25 Nëntor, 4 Dit €349

Vjenë, Pragë, Budapest, 28 Nëntor, 5 ditë €449

Nicë, Cote D’Azur, 26 Nëntor, 4 ditë 399€

Barcelonë, 27, 28 Nëntor, 4 ditë 399€

Paris, 26 Nëntor, 4 ditë 499€

Mynih, Shtutgart, Nuremberg, 27 Nëntor, 4 ditë €399

Udhëtime me autobus:

Dubrovnik, 26, 27 Nëntor, 3 ditë €109

Selanik – Stamboll – Sofje, 25 Nëntor, 5 ditë €149

Budva – Kotorr – Ulqin, 26, 27, 28 Nëntor, 2 ditë €65

Udhëtim në Detin e Zi, 24 Nëntor, 6 ditë 219€

Mostar – Medjugorje, 26, 27, 28 Nëntor, 2 ditë €65

Meteora – Kallabaka – Janine, 26, 26, 28 Nëntor, 2 ditë €65

Bukuresht, 26 Nëntor, 4 ditë €169

Korfuz, 25, 27 Nëntor, 3 ditë All Inclusive €99

Udhëtim në Selanik, 26, 27 Nëntor, 3 ditë 99€

Prishtinë – Pejë – Ujëvara e Drinit, 26, 27, 28 Nëntor, 2 ditë €59

Sofje dhe Selanik, 26 Nëntor, 4 ditë €129

Zagreb, Sarajevë, Dubrovnik, 25 Nëntor, 4 Ditë, €149

Ulqin All Inclusive, 27 Nëntor, 3 Ditë €69

Udhëtim Sarajevë dhe Beograd, 26 Nëntor, 4 Ditë, €119

Stamboll – Selanik, 25, 26 Nëntor, 4 ditë €109

Strugë – Ohër, 26, 27, 28 Nëntor, 2 ditë €55.

Udhëtime në Shqipëri:

Udhëtim në Korçë – Voskopojë , 26, 27, 28 Nëntor, 2 ditë 49€

Valbonë – 26, 27, 28 Nëntor, 2 ditë 75€

Udhëtim në Theth, 26, 27, 28 Nëntor, 2 ditë, €70/Monitor

Video