Putin përuron akullthyeset e reja bërthamore ruse: Rëndësi strategjike për Arktikun

22 Nëntor 2022, 20:59Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Putin përuron akullthyeset e reja bërthamore ruse

Presidenti rus Vladimir Putin përuroi të martën dy anije të reja akullthyese bërthamore, përmes të cilave synon të zgjerojë flotën në rritje të anijeve përmes të cilave synon ta bëjë aksin e Detit të Veriut të lundrueshëm brenda një viti.

“Anije të këtij klasi të lartë kanë një rëndësi strategjike për ne. Ato duhen për studimin dhe zhvillimin e Arktikut, për garantimin e lundrimit të qëndrueshëm në këtë rajon, me qëllim rritjen e trafikut në aksin e Detit të Veriut. Natyrisht, ne jemi të hapur për bashkëpunim me partnerët që duan të punojnë me Rusinë”, tha Putin,

Përmes një video-konference, Putin urdhëroi që akullthyesja “Yakutia” të vendoset në ujërat e portit baltik të Shën Petërburgut, ndërsa ndoqi edhe ngritjen e flamurit në anijen tjetër “Ural”, e cila për momentin do të qëndrojë pa lëvizur.

Video