E rëndë/ Rusia bombardon maternitetin ukrainas, ndërron jetë një bebe e porsalindur

23 Nëntor 2022, 08:18Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Foto ilustruese

Një foshnjë e porsalindur u vra në sulmet ruse në një maternitet në rajonin jugor ukrainas të Zaporizhzhia gjatë natës, sipas një zyrtari ushtarak.

Oleksandr Starukh, kreu i administratës ushtarake rajonale të Zaporizhzhia, tha të mërkurën në Telegram se forcat ruse kishin “lëshuar raketa të mëdha në një repart të vogël materniteti në spitalin Vilnyansk” në qytetin e Vilnyansk.

“Zemrat tona janë të mbushura me pikëllim, pasi u vra një foshnjë e porsalindur”, tha ai. Starukh tha se ekipet e shpëtimit janë përgjigjur menjëherë dhe kanë shkuar në vendin e sulmit.

Vilnyansk është një qytet i kontrolluar nga Ukraina. Pjesë të rajonit më të gjerë të Zaporizhzhisë janë të pushtuara nga Rusia, e cila e pretendon atë si territor rus në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare.

Video