Tronditëse/ 22-vjeçarja njoftoi zhdukjen e djalit, por u zbulua se e kishte vrarë. Trupin ia kishte hedhur në plehra

22 Nëntor 2022, 21:38Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Leilani Simon dhe djali i saj

Nëna e një vogëlushi të zhdukur në ShBA është akuzuar për vrasjen e tij pasi një trupi i pa jetë u gjet në një vendgrumbullim mbetjesh. Policia njoftoi arrestimin e nënës 22-vjeçare Leilani Simon , të hënën pasi djali i saj, Quinton u zhduk muajin e kaluar dhe ishte vetë ajo e cila, e raportoi djalin të zhdukur.

"Këtë pasdite detektivët e Departamentit të Policisë së Qarkut Chatham arrestuan 22-vjeçaren Leilani Simon dhe e akuzuan atë për vrasje me dashje, fshehje të vdekjes së një personi tjetër, raportim të rremë dhe deklarata të rreme në lidhje me zhdukjen dhe vdekjen e djalit të saj Quinton Simon, 20 muajsh.", njoftuan autoritetet.

Shefi i policisë Jeff Hadley tha se Simon ka qenë e dyshuara e vetme që kur fëmija u raportua për herë të parë i zhdukur.

Vogëlushi u raportua i zhdukur nga nëna e tij më 5 tetor të këtij viti dhe Simon pretendoi se e dikush e kishte rrëmbyer atë rreth orës 9 të mëngjesit të asaj dite. Ndërkohë, nëna e autores së krimit të rëndë raportohet se i tha policisë se nuk i ka besuar asnjëherë vajzës së saj.

Policia konfirmoi se mbetjet njerëzore ishin gjetur në një vendgrumbullim pas një kërkimi prej një muaji të premten. Një laborator i FBI-së konfirmoi se mbetjet ishin njerëzore. Ai tha: “Testimet shtesë, duke përfshirë analizën e ADN-së, janë duke u kryer dhe ne kemi çdo arsye të besojmë se kjo do të konfirmojë se eshtrat janë të Quentin-it.

“Ky është një zhvillim therës për të gjithë ata që e donin Quinton, për shumë njerëz që e njohën atë pas zhdukjes së tij dhe për departamentin tonë”.

Policia tha se Simon tani po transportohet në Qendrën e Paraburgimit të Qarkut Chatham për të pritur një seancë dëgjimore dhe ata nuk parashikojnë ndonjë arrestim tjetër në lidhje me këtë rast.

Agjenti special i FBI-së Will Clark shtoi se ajo që ndodhi me Quinton ishte “e paimagjinueshme”, por tha se mund të ishin “ditë përpara se të kemi rezultatet përfundimtare” të testit të ADN-së.

Video