Marrëveshja për targat, Lajçak falenderon kryenegociatorin e Kosovës, atë të Serbisë dhe SHBA

23 Nëntor 2022, 23:32Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Lajçak falenderon kryenegociatorin e Kosovës, atë të Serbisë dhe SHBA

I dërguari special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka falenderuar kryenegociatorin e Kosovës, Besnik Bislimi dhe atë të Serbisë, Petar Petkoviç, për siç tha, angazhimin konstruktiv.

Lajçak, falenderoi edhe Departamentin Amerikan të Shtetit dhe diplomacinë amerikane.

“Falenderimet e mia sonte shkojnë për Besnik Bislimin dhe Petar Petkoviç për angazhimin e tyre konstruktiv sot. Dhe një falenderim i madh për DASH dhe diplomacinë e SHBA për mbështetjen e paçmueshme”, shkroi ai.

Kosova dhe Serbia arritën sonte marrëveshjen për çështjen e targave.

 

Video