Jubileu i Platintë i madhërisë së saj Mbretëreshës së Britanisë së Madhe Elisabet II u festua edhe në Tiranë, në një pritje të posaçme të organizuar nga ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në kryeqytetin shqiptar. E gjithë elita politike e Tiranës ishte e ftuar në nderimin e 70 viteve mbretërim të monarkes më jetëgjatë në historinë e Britanisë.
I pranishëm ishte edhe presidenti në detyrë Ilir Meta, i cili thumboi zv. Kryeministrin Arben Ahmetaj duke ia prezantuar atë ambasadorit britanik me pseudonimin “tigri”. Por duket se zv/kryeministri dhe njëkohësisht ministri i rindërtimit, Arben Ahmetaj pas Metës ka takuar ish-partiakun socialist, Vangjush Dako.
Video e marrë nga Report TV:
Vangjush Dako dhe “Tigri” siç e quajti presidenti Meta, zv/kryeministrin Arben Ahmetaj, janë fotografuar sw bashku në në nga lokalet në ish-Bllok. Në foton e marrë nga JOQ, shihen Arben Ahmetaj dhe ish-kryebashkiaku i shpallur “non-grata”, Vangjush Dako janë në një tavolinë dhe po shijojnë shoqërinë e njëri-tjetrit.
Deri këtu nuk ka asgjë të keqe por një ligj i ri i nxjerr nga qeveria “Rama 3”, ministrave do t’u ndalohet me ligj takimi me biznesmenë. Ata s’mund të pranojnë bileta të paguara nga persona dhe kompani private apo të frekuentojnë bare e restorante gjatë ditëve të punës.
“Ka ligj por ka edhe Maliq”, duket se zv/kryeministri dhe ministri Arben Ahmetaj po zbaton këtë të dytën duke u shoqëruar me një biznesmen i cili lëviz me makinën e kompanisë Range Rover në emër të kompanisë "3-D" e cila drejtohet nga vëllai i Vangjush Dakos.
Nuk dihet nëse ky takim ka patur biseta në lidhje me procesin e rindërtimit që po ndodh në Durrës ku “Tigri” siç e quan Meta është drejtues i këtij projekti apo ishte një takim mes miqsh.
Por cili është ligji që u ndalon privilegjet dhe takimet e ministrave me biznesmenë:
Në mënyrë specifike ministrave iu ndalohet bixhozi: Ata nuk duhet të hyjnë në asnjë ambient lojërash fati. Po ashtu ata duhet të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor.
Nëse anëtari i kabinetit do të bëjë një nga këto shkelje, ose duhet të kërkojë ndjesë publike ose do shkarkohet menjëherë nga detyra. Rregullat e paralajmëruara nga Kryeministri Edi Rama në nisje të mandatit të tretë të qeverisjes, dhe të miratuara në shtator të vitit të shkuar nga Këshilli i Ministrave kanë hyrë në fuqi të premten e 29 prillit.
“Kodi i Ri Etik” lejon takimin me grupe biznesi vetëm në prani të 2 nëpunësve publikë të cilët mbajë minutat e takimeve, identitetin e personave dhe shënojnë në një regjistër të posaçëm çështjet e diskutuara.
Ministrat do të ndalohen tashmë ligjërisht të udhëtojnë me “Bussines Class” brenda Europës, të përdorin sallën VIP të aeroportit apo makinën e punës për familjarët në momentin që nuk janë vetë të pranishëm. Kryeministri ka ndaluar dhe organizimin e festave për personelin me fondet e buxhetit apo pushimet jashtë vendit. Frekuentimi i bareve dhe restoranteve do të lejohet gjatë pushimeve zyrtare vetëm në rast të eventeve familjare dhe shoqërore, apo aktivitete që lidhen me punën dhe që është marrë leje.
Të gjitha dhuratat që marrin ministrat do të përdoren si dekor për zyrën ose të dorëzohen në kryeministri. Edhe punonjësit e administratës ndalohen që të bëjnë veprime jo etike dhe të ekzagjeruar në bare e restorante, të frekuentojë ambiente të padenja, të takohen me grupe interesi, apo të publikojë në rrjete sociale video dhe foto të papërshtatshme të ambientit të punës.
VoxNews disa ditë më parë publikoi një lajm ku shihej ish-kryebashkiaku i shpallur “non-grata” Vangjush Dako, duke bërë xhiro rreth mureve të ambasadës amerikane nën shoqërinë e deputetit socialist, Blendi Klosi.
Gjobat e papaguara të “Range Rover” që lëvizte Vangjush Dako:
Dokumenta të siguruar nga VoxNews tregojnë makina Range Rover me të cilën udhëton Dako është në emër të kompanisë "3-D" e cila drejtohet nga vëllai i Vangjush Dakos.
Por kjo makinë sipas dokumentave që ne disponojmë ka mbi 10 gjoba për shkelje administrative të papaguara. Duket se "hallet" me SHBA, nuk i kanë lënë kohë, ish-kryebashkiakut të Durrësit të paguajë gjobat edhe pse duket se do i bllokohet makina nga organet përkatëse.
Ish-kryebashkiaku Vangjush Dako, duhet të paguaj edhe gjobat pasi ka qenë për shumë vite "Qytetari i Parë" i një prej qyteteve më të mëdhenj në Shqipëri. Ky takim edhe pse mes ish miqve ka dhe një konflikt interesi atë të cilën qeveria "Rama 3" e ka theksuar me ligj pra ndalimi i takimeve të ministrave me biznesmenë.
©Copyright Vox News
Ky artikull është ekskluziv i Vox News, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Vox News dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.