"I kam duart të pastra si akullore", Vangjush Dako 10 gjoba pa paguar, rrezikon ti bllokohet "Range Rover" (Foto)

31 May 2022, 12:44Fokus SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
"I kam duart të pastra si akullore", Vangjush Dako 10 gjoba pa
Vangjush Dako

VoxNews publikoi ditën e djeshme një foto të ish-kryebashkiakut Vangjush Dako, i cili vinte rrotull rreth ambasadës Amerikane edhe pse ai është shpallur non-grata nga SHBA.

Siç duket edhe nga fotot ish-kryebashkiakut Dako ishte i shoqëruar nga deputeti socialist Blendi Klosi.

"I kam duart të pastra si akullore", Vangjush Dako 10 gjoba pa

"I kam duart të pastra si akullore", Vangjush Dako 10 gjoba pa

Dokumenta të siguruar nga VoxNews tregojnë makina Range Rover me të cilën udhëton Dako është në emër të kompanisë "3 - D" e cila drejtohet nga vëllai i Vangjush Dakos.

Por kjo makinë sipas dokumentave që ne disponojmë ka mbi 10 gjoba për shkelje administrative të papaguara. Duket se "hallet" me SHBA, nuk i kanë lënë kohë, ish-kryebashkiakut të Durrësit të paguajë gjobat edhe pse duket se do i bllokohet makina nga organet përkatëse. 

I ftuar në një emision televizive ish-kryebashkiaku Dako, bërtiste me të madhe "i kam duart të pastra si akullore" por që ta besojmë duhet të paguaj edhe gjobat pasi ka qenë për shumë vite "Qytetari i Parë" i një prej qyteteve më të mëdhenj në Shqipëri. 



Video