TIK TOK, AKEP dhe SPAK, si dështoi instalimi i DPI

26 Qershor 2025, 10:13Fokus SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Foto ilustruese

Tik tok, Akep dhe Spak!

Shumëkush mund të pyes çfarë i lidh bashkë këto entitete? Absolutisht asgjë!

Vendimi i Këshillit të Ministrave nr. 151, datë 6.3.2025, “Për marrjen e masave të përkohshme për shmangien e ndikimeve negative të platformës on-line “TikTok”, ngarkon për zbatim vendimi shumë institucione shtetërore. Bëhet fjalë për mbylljen një vjeçare të platformës Tik-Tok.

AKEP nuk përmendet në asnjë rresht të këtij vendimi, me qellim zbatimin e tij.

Por, çfarë ka ndodhur?

AKEP ndërmerr pa asnjë kuadër të qartë ligjor një proces, i cili detyron operatorët privatë të telekomunikacionit (Vodafone, One etj) të instalojnë në sistemet e tyre pajisje të jashtme të cilat aplikojnë DPI. Ku i gjeti AKEP këto pajisje?

DPI është përmendur gjatë këto kohë në median e shkruar edhe atë vizive, pasi është një teknologji e avancuar që kontrollon në detaje përmbajtjet në komunikimet në rrjetat e informacionit, pra e thënë thjesht “përgjon çdo njeri në çdo platformë komunikimi nëse i jepet komandë”.

Tik - Tok kishte më shumë se 5 mënyra të padëmshme teknike që të aplikohej. Perse u zgjodh kjo mënyrë nga AKEP?

Skandali në fakt nuk është në faktin që operatorët e telekomunikacionit u detyruan të instalojnë këto pajisje që u ofroi AKEP.

AKEP, në kundërshtim me çdo ligj, rregullore dhe pa kurrfarë frike, në kufijtë e kamikazit institucional, instalon brenda infrastrukturës së tij pajisjet qendrore për këtë sistem DPI.

A e kupton SPAK çdo të thotë DPI? A e kupton SPAK që AKEP mund të përgjojë çdo kënd në Republikën e Shqipërisë? Edhe vetë SPAK?

Sot, një shkresë e AKEP udhëzon këta operatore që të heqin sa më shpejt këto pajisje nga infrastruktura e tyre teknike. Pa kaluar as 3 muaj nga vendimi i qeverisë i cili ishte me një shtrirje kohore 1 vjeçare!

Nuk do të flasim për rolin e AKEP, një institucion që duhet të garantojë shërbimet e telekomunikacionit.

Po i drejtohemi SPAK që të hetojë në kohën më të shpejtë këtë super skandal që implikon drejtpërdrejt AKEP.

Në fakt titulli i këtij shkrimi të vlefshëm për të nisur hetimet, duhet të ishte SPAK fle, AKEP përgjon. Për etikë e jo vetëm, zgjodhëm titullin që ky shkrim-denoncim publik ka!

©CopyrightVoxNews
Ky artikull është ekskluziv i VoxNews, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar VoxNews dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Video