SONDAZHI i VoxNews/ Kredi? Po, edhe pse vështirësi në pagesën e kësteve apo interesat e larta

3 Tetor 2024, 11:19Fokus SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
SONDAZHI i VoxNews

Janë të rrallë qytetarët që nuk i janë drejtuar bankave për të marrë një kredi, qoftë dhe për blerjen e një telefoni apo bërjen e një javë pushime. Kur pak ditë më parë Banka e Shqipërisë doli me një rregullore të re për bankat e nivelit të dytë me qëllim frenimin e kreditimit, VoxNews realizoi një pyetësor për të kuptuar më shumë nga lexuesi i tij nëse kanë marrë kredi, për çfarë e kanë marrë, a kanë vështirësi në pagesën e kësteve, si janë interesat, apo do i drejtoheshin sërish bankave për një huamarrje të re. Përgjigjet në një farë mënyre ishin brenda pritshmërive. Pjesa më e madhe që i janë përgjigjur këtij sondazhi, e kanë marrë një kredi qoftë dhe një herë në bankat e nivelit të dytë. 82 përqind shprehen se e kanë marrë një kredi në bankë, ku 57 përqind prej tyre kanë patur vështirësi në marrjen e kredisë.

Madje sipas këtij pyetësori, referuar vështirësisë që kanë hasur, 35.7 përqind e tyre do i drejtoheshin sërish bankave për një huamarrje të re. Po kështu një tregues tjetër interesant flet për rritjen e vështirësisë së pagesës së kësteve mujore në një masë 64.3 përqind. Po kështu pjesa më e madhe që i janë përgjigjur pyetësorit flasin për kredi për shtëpi, ky pyetjes se për çfarë e keni marrë kredinë 42.9 përqind e përgjigjeve kanë ardhur për blerjen e një shtëpie dhe ku 100 përqind e atyre që janë përgjigjur interesat i shohin të larta. Një fakt tjetër interesant është se pjesa më e madhe që kanë marrë një hua në bankë e kanë marrë në monedhën vendase.

Nëse mbërrijmë të bëjmë një analizë të asaj çfarë na afroi ky pyetësor dhe ku lexuesit tanë i janë përgjigjur për një javë, vërehet se përgjithësisht drejtimi në bankë për të marrë një kredi mbetet një domosdoshmëri edhe pse interesat janë të larta apo kanë vështirësi në pagesën e kësteve mujore. Por tani me rregulloren e re të miratuar nga Banka e Shqipërisë për bankat e nivelit të dytë për frenimin e kredisë, a do ta kenë më të vështirë qytetarët?/ VoxNews

Disa nga përgjigjet e pyetësorit

SONDAZHI i VoxNews/ Kredi? Po, edhe pse vështirësi në

SONDAZHI i VoxNews/ Kredi? Po, edhe pse vështirësi në

 

SONDAZHI i VoxNews/ Kredi? Po, edhe pse vështirësi në

Video