Një skandal erotik ka përfshirë tashmë Gjykatën Kushtetuese të Shqipërisë, ku një prej gjyqtarëve aludohet se ka patur një marrëdhënie intime me një punonjëse brenda këtij institucioni.
Voxnews.al zbardh mesazhe të tjera nga biseda erotike e gjyqtarit me vartësen e tij, por edhe siç është zbuluar më herët, me gjuhë përbuzëse ndaj kolegëve të tjerë.
Nga biseda kuptohet se ata takohen këtë herë në katin e 7-të të një ndërtese, ndërsa një “emoji” me “pullë të kuqe” ku shfaqet një figurë burri duke tundur organin seksual, mesa duket nënkupton edhe qëllimin e takimit.
Në komunikimet e mëhershme mes po këtij gjykatësi dhe punonjëses, në bisedat e tyre në “nxehta” ata flisnin për “puthje” dhe “kafshime”, teksa ironizonin apo tallnin punonjësit e tjerë të Kushtetueses.
Gjykata Kushtetuese ndodhet në prag të një ngërçi të madh, kjo edhe pas dorëheqjes së papritur të gjyqtares Elsa Toska, që tashmë prish balancat e numrave që nevojiten për votim. Me largimin e Toskën, gjykata Kushtetuese mbetet me 8 anëtarë, nga 9 që ka në organikë. Kjo situatë pritet të komplikojë vendimmarrjet pasi në rast të një vendimmarrje me 4 me 4 vota, Kushtetuesja s’mund të dalë me vendim.
Mesazhet mes gjykatësit të Kushtetueses dhe punonjëses