Ekskluzive/ Zbulohet EMRI i kandidatit për Drejtor të Përgjithshëm të Policisë që pritet të arrestohet!

20 Shtator 2024, 15:00Fokus SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Hajrulla Xhivini, kandidat për Drejtor të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit

Detaje të reja nga gara për Drejtor të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit pritet të pësojë një tronditje të fortë.

Një nga 15 emrat që kanë aplikuar dhe dorëzuar dokumentacionin është në kërkim dhe me masë sigurie arrest nga strukturat e drejtësisë në Shqipëri.

VoxNews ka mësuar se bëhet fjalë për Hajrulla Xhivini, i cili kërkohet nga krimi kibernetik.

Hajrulla Xhivini, mësohet se është pjesë e Akademisë së Sigurisë, por për të nuk gjen lehtë informacion në Google.

Kujtojmë se 15 kandidatët do të kalojnë në një filtër vlerësimi nga komisioni ad-hoc në Ministrinë e Brendshme në 10 ditët e ardhshme të punës.

Në fund të gjithë do të pikëzohen në bazë të kritereve të eksperiencës, trajnimeve dhe aftësive profesionale nga i pari deri tek i fundit.

Lista në vijim i kalon ministrit të Brendshëm, Ervin Hoxha, i cili ka të drejtë që njërin prej tyre t’ia propozoj Kryeministrit, që vë firmën përfundimtare.

©Copyright Vox News

Ky artikull është ekskluziv i Vox News, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Vox News dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Video