“Po më vinte të të kafshoja...”, zbardhen SMS-të e skandalit erotik në Gjykatën Kushtetuese

24 Shtator 2024, 19:14Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Kushtetuese

Prej kohësh nëpër korridoret e drejtësisë përflitet për një skandal në Gjykatën Kushtetuese. Një gjyqtar i Kushtetueses aludohet se ka patur komunikime të papërshtatshme, intime me një vartëse.

Portali weblajm.com ka publikuar dy fragmente nga këto komunikime dhe pretendon që i përkasin një gjyqtari të Kushtetueses, por që nuk ka asnjë emër se kujt nga gjyqtarëve i përkasin apo nëse janë autentike.

Në këto sms flitet për “kafshime erotike” dhe gjuhë përbuzëse ndaj zyrtarëve të tjerë të gjykatës.

“Po më vinte të të kafshoja...”, zbardhen SMS-të“Po më vinte të të kafshoja...”, zbardhen SMS-të

Ndërkohë, Gjykata Kushtuese vendosi sot të deklarojë të mbaruar përpara afatit mandatin e gjyqtares së kësaj gjykate, Elsa Toska.

Katër ditë pasi anëtarja Toska paraqiti dorëheqjen nga detyra për arsye personale, Kushtetuesja shqyrtoi kërkesën e bërë nga kryetarja Holta Zaçaj për ndërprerjen e mandatit të anëtares së dorëhequr.

Duke e vlerësuar dorëheqjen e gjyqtares Toska nga funksioni kushtetues si një akt vullneti dhe shkak kushtetuese, kolegët e saj vendosën të deklarojnë mbarimin e mandatit të saj.

Në të njëjtin vendim, që hyn në fuqi menjëherë, Kushtetuesja vendosi të njoftojë Kuvendin e Republikës si organ emërtese si edhe Presidentin e Shqipërisë.

Elsa Toska u zgjodh si anëtare e Kushtetueses më 12 shkurt 2018 për një vakancë të shpallur nga Kuvendi, ndërsa betimin e bëri më 14 nëntor 2019.

Video