Kredi? VoxNews kërkon përgjigjen e qytetarëve për të kuptuar sa të varur mbetemi nga bankat. Merrni 1 minutë kohë për pyetësorin

26 Shtator 2024, 10:30Biznes SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Prej ditësh Banka e Shqipërisë ka paralajmëruar uljen e kreditimit nga bankat e nivelit të dytë. Madje për këtë ajo doli dhe me një rregullore ku kushtëzon bankat në dhënien e kredive.

Por ajo që reflektohet në mënyrë të drejtpërdrejtë është tek qytetarët, tek marrja e kredisë, mundësia e pagesës, interesat, nevojat që kanë.

Për të kuptuar më shumë mbi këtë fenomen ne kemi hartuar një pyetësor të thjeshtë, ku ju si lexues mund ta plotësoni duke marrë vetëm 1 minutë kohë.

Do të ishte në interes të të gjithëve të kuptonim më shumë mbi këtë fenomen dhe përgjigja juaj do të na jepte një ide më të qartë për të nxjerrë një konkluzion mbi këtë fenomen.

Plotësoni përgjigjet KETU

Përgjigjet do të jenë konfidenciale.

Video