Liria ekonomike, vendi ynë humbet pikë. Cilat mbeten problemet kryesore sipas “Heritage Foundation” ?

25 Shtator 2024, 10:21Biznes SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Indeksi i publikuar nga “Heritage Foundation” flet për një tkurrje të lirisë ekonomike në Shqipëri për vitin 2024.

Shqipëria vlerësohet me 64.8 pikë, ndërsa një vit më parë vlerësohej me 65.3 pikë. Në rang rajonal Shqipëria mban vendin e 27-të, ndërsa në rang botëror vendin e 48-të.

Sipas fushave që raporti analizon për të matur lirinë ekonomike, ngërç për Shqipërinë është integriteti i qeverisë, që mat nivelin e korrupsionit, nepotizmin dhe burokracinë në shërbimet publike dhe vlerësohet me 36.6 pikë, ndjekur nga sistemi ligjor dhe liria financiare, të dyja me 50 pikë.

Vlerësimin më të lartë vendi ynë e merr në matësin e “barrës fiskale”, ku vlerësohet me 88.8 pikë.

Sipas standardit të indeksit, ekonomia e Shqipërisë konsiderohet nga raporti si vend “mesatarisht e lirë”.

Sipas shpjegimit që jep Indeksi, liria ekonomike e një shteti përcakton autonominë individuale: lirinë e zgjedhjes që gëzojnë individët në marrjen dhe përdorimin e mallrave dhe burimeve ekonomike, pa ndërhyrjen e qeverisë.

Liria ekonomike, vendi ynë humbet pikë. Cilat mbeten problemet

 

Video