Mbi 1/3 e shqiptarëve, vështirësi në blerjen e ilaçeve që nuk mbulohen nga sigurimet

25 Shtator 2024, 13:37Biznes SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Vendi ynë ka përqindjen më të madhe të njerëzve në Rajon që përballen më vështirësi për blerjen e barnave dhe shërbimeve shëndetësore që nuk mbulohen nga skema e Sigurimeve Shëndetësore. Kjo sipas  të dhënave nga anketa e Barometrit të Ballkanit, që është realizuar nga Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal.

33% e 1000 personave të pyetur në Shqipëri pohuan se gjatë vitit të fundit, familja e tyre ishte përballuar më së paku një herë me vështirësi për të blerë barnat e referuara që nuk ishin mbuluara nga skema e sigurimeve.

Në vendet e tjera të Rajonit, qytetarët përballeshim me më pak vështirësi në sigurimin e ilaçeve. P.sh., vetëm 15% e të anketuarve në Bosnjës pohuan se nuk mund të siguronin barnat jashtë skemës së sigurimeve.

Kjo përqindje në Kosovë ishte 13%, Maqedoninë e Veriut 31%, në Malin e Zi 25% dhe në Serbi 12%.

Gjithashtu Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut kishin përqindjen më të madhe të njerëzve në Rajon (36% secila) që nuk përballonin kostot e shërbimeve shëndetësore që nuk ishin të mbuluara nga skema e sigurimeve.

Shqetësimet e qytetarëve për kostot e barnave vijnë në raport të drejtë me fondet që japin qeveritë e vende për rimbursimin e barnave.

Qeveria shqiptare jep nivelin më të ulët të fondeve për rimbursimin e barnave në rang europian sipas statistikave të OBSH.

Në vitin 2023, vendi ynë ka importuar 26,8 miliardë lekë (255,7 mln euro) produkte farmaceutike, por vetëm rreth 12 miliardë lekë ose 44% janë mbuluar nga fondi i rimbursimit që vihet në dispozicion nga qeveria shqiptare.

 

Video